05:32 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zjarr masiv në Kukës, zjarrëfikësja dhe ushtria në vendngjarje. Dëme kolosale edhe në Jug të vendit

18:01 | 21/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarr masiv në Kukës, zjarrëfikësja dhe ushtria në vendngjarje. Dëme kolosale edhe në Jug të vendit

Është riaktivizuar sërish zjarri i cili ra para një jave në zonën e njohur si Surroj në qarkun e Kukësit

Sipas informacioneve të ardhura nga gazetari i Fax News, Ermal Hallaçi, zjarri është i përmasave të mëdha në vendin e quajtur Grykët e Ftohta.

Lidhur me ngjarjen kanë reaguar edhe instancat përkatëse shtetërore, ku menjëherë ka shkuar zjarrëfikësja, Shërbimet Pyjore dhe Ushtria, por terreni është i vështirë për t’u ndërhyrë.

Përveç të gjithave, mësohet se vatrat e zjarrit dhe përhapja e tyre është e favorizuara edhe nga era që fryen në zonë.

Një zjarr me përmasa nisi mesditën e së martës ndërsa ka vijuar deri  në orët e para të së mërkurës edhe në fshatin Komat, bashkia Finiq. Zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm. Policia ka nisur hetimet. Nga inventari  i bërë sot nga zyrtarë të bashkisë mësohet se është përfshirë nga zjarri  një sipërfaqe prej 150 ha kullotë, nga të cilat 55 ha shkurre, 20 ha e privatit, pjesa tjeter ullishte dhe pemëtore.

Nga zjarri u shkrumbuan 2665 rrënjë ullinj, ku 2495 rrënjë ullinj shekullorë, të tjerët të rinj. 125 rrënjë pemë frutore, si dhe 130 rrënjë pjergull. Në zjarrin në Komat u rrezikuan edhe dy banesa, madje në njerën prej tyre u arrit të shpëtohej jeta e Vasil Culi 87 vjec, i cili në momentin e zjarrit ishte në gjumë. – Mendoja se binte shi, u ka thënë ai zjarrfikësve kur u futën në banesën e tij.                                        Në shuarjen e këtij zjarri me përmasa në fshatin Komat morën pjesë 3 mjete zjarrfikëse të bashkisë Finiq, 14 vetë personel si dhe gjithë punonjësit e bashkisë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: GJEGIA E PYEJEVEKukes
Pas

Debati për emrin e stadiumit, FSHF sulmon Braçen: Tifoz pushtetar, e bën për kredo politike

Para

De Niro padit vartësen: Shikon shumë telenovela (bënte jetë luksi me paratë e kompanisë)

Para
De Niro padit vartësen: Shikon shumë telenovela (bënte jetë luksi me paratë e kompanisë)

De Niro padit vartësen: Shikon shumë telenovela (bënte jetë luksi me paratë e kompanisë)

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.