Një zjarr i madh masiv ka shpërthyer në Laç. Flakët e mëdha që kanë përfshirë pyllin rrezikojnë kishën dhe disa banesa.
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar tre zjarrfikëse dhe 40 forca ushtarake. Përveç tyre edhe banorët e zonës po ndërhyjnë me mjete rrethanore.
Banorët kishin bërë më parë thirrje për ndihmë pasi flakët po përhapeshin me shpejtësi.