Moderatorja Roza Lati ka replikuar me bashkëshorten e reperit Stresi, Kejsi Lushajt, e cila më herët reagoi ashpër pas skeçit të bërë në emisionin e saj.
Në disa statuse në “Instastory”, Roza shkruan se nuk ka reaguar në momentin që parë shpërthimin e Kejsit vetëm për faktin që ajo ka ngrënë bukë në shtëpinë e mikut të saj Stresit, pasi nëse do të bëntë atë gjë do të shkruante fjalë të pamenduara mirë, për të cilat do të pendohej më vonë.
Teksa e quan Kejsin”zonjushe” Roza shpjegon se ai skeç me Stresin është bërë për t’i treguar audiencës se arrestimi i reperit nuk ka qenë pikërisht siç është raportuar në media, por i manipuluar. Ajo thotë gjithashtu se në fokus ka qenë vetëm arrestimi i reperit dhe se Kejsi nuk ka pse merr protagonizëm për vete.
“Më erdhi keq për këtë reagim të zonjushës. Do isha përgjigjur që të dielën, ashtu siç bëri zonjusha. Por rreshtat e mi do të ishin thumbues, ofendues ashtu siç unë s’ta përtoj. Por duke qenë se je femra që ke ngrënë bukë tek shtëpia e shokut tim dhe të don fort, atëherë isha e detyruar të lija ditët të iknin dhe të reagoja me vonesë. Ç’lidhje ke ti njeherë? Unë imitoj femrat shushunja që të qepen nga pas….kam nxjerrë mirë të dashurin tënd. Ç’e ke këtë frymë protagonizmi?”- shkruan Roza për Kejsin.