Nesër në orën 12:00 do të zhvillohet protesta e opozitës dhe Policia e Shtetit është në gadishmëri për çdo të papritur.
Zv/Ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea, e ftuar në studion e lajmeve “Ora News”, tha se policia ka informacione që të tregohet e kujdeshme, pavarësisht se është lajmëruar se bëhet fjalë për një protestë paqësore.
“ Ne jemi të sigurtë që ata do tregojnë profesionalizmin dhe do tregojnë pse besimi i qytetarëve është tek policia. Sigurisht ka informacione që na bëjnë të jemi më të kujdsshëm por jam e bindur që strukturat e policisë që edhe sot që flasim po trajnohen nga misionet amerikane dhe euorpiane për të reaguar në raste të tilla.
Këto informacione i ka policia. Nuk jam në pozicionin që të jap detaje, kemi disa indicie, pro kjo nuk do të thotë se policia nuk është në gjendje të përballojë këtë protestë.” tha Gjebrea. (D.D/Shuplaka)