Vetëm pak ditë pas marrjes së detyrës zyrëtarisht si President i Shteteve të Bashkuara të Donald Trump lëshoi një urdhër të përgjithshëm që kërkonte largimin e ambasadorëve të emëruar politikisht që pas ditës së përurimit të kreut të ri të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti i ri, Trump kërkoi që çdo ambasador i emëruar nga administrata e Obamës në gjithë vendet e botës, duhet të largoheshin mesditën e 20 janarit, kur Trump u inaugurua si president, shkruan një portal online.
Po kështu Trump ka dërguar në Senat për konfirmim një listë të gjatë zyrtarësh, të cilët duhet të përfshihen në poste të rëndësishme në administratën e re të tij. Në këtë listë janë emra ambasadorësh dhe politikanësh të cilët do të zëvendësojnë të emëruarit nga presidenti i mëparshëm, Barak Obama.
Njëkohësisht këta të dërguar nga Trumpi duhet të konfirmohen nga Senati Amerikan, ndërsa disa prej tyre e kanë kaluar procedurën me shpejtësi.
Lista:
1-Terry Branstad, ambasador në Kinë.
2-Benjamin S. Carson, Sr., sekretar për Zhvillimin Urban.
3-Elaine L. Chao, sekretar për Transportin.
5-Jay Clayton, anëtar i Komisionit për Sigurinë dhe Këmbimin, duke zëvendësuar Daniel M. Gallagher.
6-Daniel Coats, of Indiana, drejtor i Inteligjencës Kombëtare, duke zëvendësuar James R. Clapper.
7-Jr. Elisabeth Prince DeVos, of Michigan, sekretare për Edukimin.
8- David Friedman, ambasador në Izrael.
9-Nikki R. Haley, ambasadore në OKB.
10-John F. Kelly, sekretar i Sigurisë së Brendshme. 11-Robert Lighthizer, përfaqësues tregtar i SHBA-së. 12-James Mattis, sekretar i Mbrojtjes.
13-Linda E. McMahon, administratore në Administratën për Bizneset e Vogla.
14-Steven T. Mnuchin, sekretar për Thesarin.
15-James Richard Perry, sekretar për Energjinë.
16- Mike Pompeo, drejtor i CIA-s, duke zëvendësuar John Brennan.
17-Thomas Price, sekretar për Shëndetësinë dhe Shërbimet Njerëzore.
18-Scott Pruitt, administrator për Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit.
19-Andreu F. Puzder, sekretar i Punës. Todd M. Ricketts, zv/sekretar i Tregtisë.
20-Uilbur L. Ross, Jr., sekretar për Tregtinë.
21-Jeff Sessions, prokuror i Përgjithshëm.
22-David J. Shulkin, sekretar për Çështjet e Veteranëve.
23-Rex Tillerson, sekretar i Shtetit.
24-Seema Verma, administrator i Qendrës për Shërbimet Mjekësore dhe Ndihmën Mjekësore.
25-Vincent Viola, sekretar i Ushtrisë.
26- Ryan Zinke, sekretar i Brendshëm. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post