Më 7 janar 2017, revista satirike franceze “Charlie Hebdo” shënon 2-vjetorin e vrasjes së 12 gazetarëve në zyrat e revistës në Paris nga vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi.
Në edicionin special të këtij viti që përkujton masakrën, shfaqet karikatura e një burri biond duke qeshur dhe që shikon në drejtim të grykës së pushkës të një xhihadisti. “Më në fund shohim dritë në fund të tunelit”, shkruhet në diçiturën e kopertinës së revistës satirike.
Një vit më parë, një 1-vjetorin e masakrës, në kopertinën e “Charlie Hebdo”-s ishte një karikatura e një Zoti të gjakosur, me kallashnikov, me diçiturën: “Një vit më pas, vrasësi ende i lirë”. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”572″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]