Një sasi prej 3.2 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis sativa” është gjetur dhe sekuestruar brenda një kamioni në portin e Durrësit.
Kamioni ishte me arka bosh, ndërkohë që lënda narkotike u gjet e fshehur poshtë sediljes së shoferit. Pas kontrollit të ushtruar u vunë në pranga 2 persona, të identifikuar si:
Jakupi 37 vjeç, banues në Fier, drejtuesi i mjetit dhe K. Hasanbashaj 32 vjeç, banues në Fier.
Detaje të Policisë së Durrësit:
Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit, sekuestrohen 3.2 kg kanabis sativa, ndërsa arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia zbuloi sasinë e drogës të fshehur poshtë sedijes së shoferit të kamionit, i ngarkuar me arka plastike bosh.
Të arrestuarit janë:
• G. Jakupi 37 vjeç, banues në Fier, drejtuesi i mjetit,
• K. Hasanbashaj 32 vjeç, banues në Fier.
“Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 12.03.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin kamion tip “Scania” me drejtues shtetasin G. Jakupi dhe pasagjer shtetasin K. Hasanbashaj, pas dyshimeve nga Specialistët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishëm u kontrollua në Skaner.
Në përfundim u konkludua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Kamioni ishte i ngarkuar me arka plastike, bosh.
Lënda narkotike ishte e futur poshtë sediljes së shoferit ku pas peshimit rezultoi në total 3.2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bën të ditur policia e Durrësit.
Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal. Kjo çështje i kaloi Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1333″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]