Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit, aty ku një 60 vjeçar vrau veten me çifte mbrëmjen e sotme.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.I, i cili kreu aktin e rëndë në banesën e tij në Astir. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në Astir, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte shtetasi F. I., rreth 60 vjeç, banues në Astir Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.” njoftoi Policia.
(E.H/Faxweb.al)