Sot do të zhvillohet në Nion të Zvicrës në 20:00 ceremonia e “Topit të Artë” për vitin 2016. Ndryshe nga vitet e kaluara, ky event do të mbahet sonte më 12 dhjetor, për shkak të mosrinovimit të bashkëpunimit mes FIFA-s dhe revisten prestigjoze “France Football”. Votat e 173 gazetarëve do të bëhen zyrate sonte nga “France Football” dhe “L’Euqipe”.
Siç tashme është zbuluar se këtë trofe do ta ngrejë, sulmuesi i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo. Portugezi do të udhëtojë nga Japonia ku gjendet me ekipin e tij në kuadër të ndeshjes së parë të Botërorit për klube. Mbase ky nuk do të jetë çmimi i parë për CR7-ën, pasi FIFA do të organizojë “Topin e Artë” të saj më 9 janar 2017. 31-vjeçari triumfoi në Ligën e Kampionëve me Realin dhe në Francë me Kombetaren e tij, Portugalinë, duke ngritur dy trofe teper të rëndësishme.