Kreu i Komunës së Dibrës së Madhe, Rruzhdi Lata, njëkohësisht edhe kryetari i IBDI-se në Maqedoni, ka folur për investimet në Dibrën e Madhe.
Sipas tij, nga qeveria maqedonase nuk ka patur asnjë investim që në periudhën e Titos.
Sipas Latës, pjesën më të madhe të këtyre investimeve që janë bërë në Dibër, pas vitit 62, kanë qenë bashkë atdhetaret të cilët jetojnë jashtë vendit, dhe kanë investuar për vendlindjen e tyre.
Dibra e Madhe është qytet i banuar kryesisht me shqiptarë që shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Maqedonisë. Komuna e Dibrës radhitet në rendin e komunave të pazhvilluara. /Shuplaka/