21:58 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet e 18 qershorit, Manjani mbështet Fugën: Opozita do radikalizohet, do shkojë drejt dhunës

12:20 | 12/05/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet e 18 qershorit, Manjani mbështet Fugën: Opozita do radikalizohet, do shkojë drejt dhunës

Akademiku Artan Fuga ka vijuar me tezat e tij sesi do të shndërrohet Shqipëria pa praninë e opozitës në zgjedhje. Sipas Fugës pa opozitën  do të jenë zgjedhjet një muze i madh. 

‘’Sepse brezat e rinj do të njohin nga afër si ka qenë monizmi i dikurshëm. Njësoj sikur të vizitojnë ndonjë nga sallat e dedikuara të Muzeut historik Kombëtar. Votimet pa opozitën janë edhe një lloj agjencie turistike. Kush nuk kupton këtë ose është budalla, ose është shumë shumë i zgjuar, pra shejtan budalla. Votimet pa opozitën nuk i interesojnë në fakt, në rradhë të parë, partisë socialiste, pastaj edhe LSI, dhe në fund edhe partisë demokratike. ’, shkruan ndër të tjera Fuga.

Në këtë status ka komentuar edhe ish ministri i Drejtësisë,  Ylli Manjani.  Sipas Manjanit kjo është padyshim politika më vetshkatërruese e mundshme dhe opozita do radikalizohet dhe do shkojë “natyrshëm” drejt dhunës. 

“Është padyshim politika më vetshkatërruese e mundshme! Më pëlqen krahasimi me një muze, sepse tingëllon bukur. Duket si një gjë e heshtur e paqesore pavarësisht se objektet e muzeut janë dëshmitare të dhunës në vite. Në fakt një situatë post zgjedhore me parlament njëngjyrësh do jetë vetë parlamenti muze. Qeveria si drejtor i emëruar i muzeut (drejtor nga ata të paaftët fare). Gjykatat dhe prokurorite nuk do kenë asnjë dallim nga stacionet e policisë (ka shenja që tani të kësaj sjellje). 

Opozita do radikalizohet dhe do shkojë “natyrshëm” drejt dhunës! Njerëzit do shushaten sepse edhe për një fjalë pakënaqësie i pret burgu, si nxitës të dhunës e pakënaqësisë! 
Muzeu do ta ketë edhe këtë pjesë…
Besoj se jemi ende në kohë të mos e ri-çelim kët muze! Kërkohet vetëm pak respekt për veten. Askush jashtë nesh nuk na respekton nëse nuk respektojmë veten.
Të përshëndes Profesor që na jep mundësinë të refletojmë.”, shkruan Manjani. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

Etiketa: artan fugaylli manjani
Pas

“Të jemi bashkë përballë sfidave”, presidenti Nishani thirrje për ndërgjegjësim nga Kosova

Para

“Nuk ka vend për dhunë në Shqipëri”, OSBE reagon për protestën e 13 majit të opozitës

Para
“Nuk ka vend për dhunë në Shqipëri”, OSBE reagon për protestën e 13 majit të opozitës

“Nuk ka vend për dhunë në Shqipëri”, OSBE reagon për protestën e 13 majit të opozitës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.