Në shtëpinë e Realit të Madridit, pavarësisht fitores së Championsit të tretë radhazi, është koha për revolucion në ekip. Zidan është larguar, Bejl e ka bërë të qartë se do të largohet, por edhe Ronaldo po ashtu është një këmbë jashtë kampionëve të europës.
Dhe për ti fryrë më shumë zjarrit ka menduar futbollisti brazilian Marcelo, i cili është shprehur se Ronaldo nuk është zoti te Reali, dhe se Nejmar është i mirëpritur në Bernabeu.
“Nuk është Ronaldo pronari i Realit të Madridit. Nëse presidenti dëshiron të transferojë një futbollist, do e bëjë. Jo pse është Ronaldo në ekip, dhe Nejmar nuk ka vend ku të vijë.
Të gjithë në dhomat e zhveshjeve duam që Kristiano të qëndrojë, por edhe Nejmar i ka dyert e hapura këtu.
Reali është gjithmonë në kërkim të lojtarëve më të mirë. Për mua, Ronaldo është më i miri, por jam i sigurt se edhe Nejmar do e arrijë nivelin e tij”, është shprehur Marcelo.
(E.K/FAXWEB.AL)