20:19 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Aeroporti i Shkupit reagon pasi tentuan t’i marrin telefonin Vjosa Osmanit: Vepruam në përputhje me ligjin!

10:17 | 02/08/2024
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aeroporti i Shkupit reagon pasi tentuan t’i marrin telefonin Vjosa Osmanit: Vepruam në përputhje me ligjin!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e djeshme është përballur me një incident në aeroportin e Shkupit, ku forcat e sigurisë kanë tentuar që t’i marrin celularin.

Presidenca e Kosovës ka akuzuar autoritetet e Maqedonisë së Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike. Këshilltari për mediat i Presidentes, Bekim Kupina tha se veprimet e personelit të sigurisë dukeshin se kishin për qëllim provokimin e delegacionit te Kosovës dhe të shkaktonin ndonjë incident.

“Nuk është lejuar në asnjë mënyrë dorëzimi i telefonit personal. Sjellja e zyrtarit të aeroportit është e paprecedentë dhe nuk ka ndodhur kurrë në udhëtimet e presidentes,” tha ai.

Ndërkohë, sot ka reaguar aeroporti i Shkupit për këtë incident, duke thënë se veprimet e forcave të sigurisë kanë qenë në përputhje me ligjet në fuqi, pasi kanë detyrim të ushtrojnë kontroll për të gjithë pasagjerët. Në reagim thuhet se edhe pasagjerët që udhëtojnë në pjesën VIP janë gjithashtu subjekt i kontrolleve.

“TAV Maqedonia informon se në pajtim me Ligjin për Aviacionin dhe rregulloren ligjore ndërkombëtare lidhur me sigurinë e aviacionit civil, operatori i aeroportit e ka detyrim ligjor të kryejë kontroll sigurie të të gjithë pasagjerëve, bagazheve dhe mallrave”, thuhet në reagim.

Etiketa: aeroportshkupVjosa Osmani
Pas

Arrestohen 3 persona, morën peng 22-vjeçarin në Tiranë dhe e dhunuan

Para

Shuhet themeluesi i Gjeografisë shqiptare, Prof. Dr. Mevlan Kabo

Para
Shuhet themeluesi i Gjeografisë shqiptare, Prof. Dr. Mevlan Kabo

Shuhet themeluesi i Gjeografisë shqiptare, Prof. Dr. Mevlan Kabo

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

Takimi në Stamboll, Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 1000 robër lufte

Zgjedhjet e 11 majit, nis protesta e opozitës, akuzojnë Ramën për vjedhje vote

Avokati Altin Goxhaj: “Jap dorëheqje nga kryetar i Aleances Konservatore për Shqipërinë, për shkak të rezultatit elektoral larg objektivit të partisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.