Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në zonën e ‘Unazës’ ku një automjet ka përplasur një këmbësore. Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët e pranishëm po i japin ndihmën e parë zonjës së shtrirë në rrugë.
Ndërkohë ambulanca nuk ka arritur akoma në vendngjarje. Aksidenti ka ndodhur pranë ish-gjykatës së krimeve të rënda.
Njoftimi i Plotë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.06.2021, rreth orës 13:05, në rrugën “Jordan Misja”, mjeti me drejtues R. B., ka përplasur këmbësoren shtetasen D. K., 59 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.