Ditën e sotme, një grup qytetarësh janë mbledhur përpara një kioske në Tiranë, duke u ankuar se nuk po u jepen abonetë e përgjithshme dhe se po bëhet shpërndarja e tyre në mënyrë preferenciale.
Ata u shprehën për Fax News, se kjo i ka rritur kostot e tyre dhe që prej disa ditësh rrinin në pritje për të marrë abone të përgjithshme por këto të fundit shpërndahen në mënyrë preferenciale.
“E kemi shtëpinë në Tufinë, vijmë prej andej për të marrë abone. Kam 2 ditë që pres të marrë abone po nuk kam marrë akoma, kur kishte na i jepnin me 5 mijë lekë, tani na thonë i gjeni ku të doni. Është turp sepse cmimin e abonese e ka vene zotëria, ne jemi vetëm blerësa, paguajmë jemi konsumatorë”– tha një qytetare.
“Në këtë moshë që jam, nuk e përballoj dot qelinë e izolimit por ju bëj thirrje të gjithë të rinjve t’a marrin kioskën e t’a nxjerrin mes rrugës. Se të gjithë maskarenj janë, si ai që vodhi Shqipërinë si ky që po e shkatërron.
Ju japim votën, këta njëlloj janë të gjithë, të njëjtët derra, nuk ndryshuan njërherë, na lodhën fajin e kemi ne si popull”– u shpreh një qytetar i moshuar.
Ndërsa shitësja e aboneve, ndërkohë thotë që nuk kanë pasur fotografi dhe se ajo nuk i ka shpërndarë abonetë në mënyrë preferenciale.
“Ja e shikon, sa lekë kam bërë, këta vijnë e kërkojnë abone pa fotografi”– u shpreh shitësja e aboneve.