Prej disa kohësh në media përflitet shumë për një lidhje të mundshme mes koreografit të njohur Albi Nako dhe balerinës Alba Hoxha.
Dyshimet nisen pasi dyshja është kapur shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kjo vihet re dhe nga postimet e tyre ne rrjetet sociale. Por deri tani Albi dhe Alba kanë mohuar që të jenë të lidhur.
Së fundmi balerina e njohur publikoi në “Instagram” një foto nga pishina.
Nga aty ajo paralajmëroi fansat e saj që nga dita e sotme do e shohin sërish në televizion për parashikimin e motit.
“Bashke do shihemi neser per tu njohur me më te rejat e motit ne Tv Klan”, shkruante Alba bashkëngjitur me foton.
“Unë di që do shihemi në Klan për tjetër gjë”, shkruan Albi teksa i ka bërë tag Alba Hoxhës ndërsa balerina nga ana tjetër i përgjigjet: “Dance, Albi Nako”.
Discussion about this post