Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka folur për protestën e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë para bashkisë së Tiranës kundër Erion Veliajt. kryetari i Partisë Demokratike ka ironizuar protestën duke thënë se nuk mund të protestohet për Ilir Metën pasi është ai që ka sjellë në pushtet kryeministrin Edi Rama. Sipas Bashës, njerëz të Metës kanë firmosur për rritje tarifash.
“Nuk mund të bëhet protestë para Bashkisë me Ilir Metën, njerëzit e Metës kanë firmosur rritje tarifash aty. Meta solli Ramën në pushtet në 2013, e mbajti në 2017. Tani ma nxjerr si supremen, dhe më thua pse s’je në protestë. Faqe e zezë. Ti vënë gishtin kokës ata që për interesa personale i vunë minat opozitarizmit. Që të thërrasësh protestë kundër korrupsionit, e të vësh në ballë Metën, a ka njeri që nuk e kupton që ky është autogol. PD duhet të distancohet nga njerëz që janë autorët e ardhjes në pushet të Ramës”, tha Basha.