Në Kombinat do të nisë zbatimi i projektit për ndërtimin e banesave që u shkátërruan nga tèrmetí.
Bashkia e Tiranës njoftoi hapjen e procedurës së prokurimit me një fond limit rreth 62 milionë euro që ka në objekt të saj pikërisht “Rindërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në zonën e shpallur për zhvillim të detyruar, në njësinë administrative 6, zona “Kombinat” Bashkia Tiranë”.
Kompanitë e interesuara do të jenë të detyruara që të përgatisin projektin e zbatimit dhe rindërtimin e njësive të banimit (pallat) në zonat e prekura nga tèrmetí, në njësinë administrative 6.
Kohëzgjatja e Marrëveshjes Kuadër do të jetë 36 muaj. Kohëzgjatja e kontratës/kontratave do të jetë deri në 27 (njëzetë e shtatë) muaj nga momenti i lidhjes se kontratës ose me afat me të shkurtër në varësi të veçantisë së objektit të infrastrukturës.
Bashkia sqaron se ôpônenca e projektit do të bëhet nga Instituti i Ndërtimit teksa specifikon se çfarë nënkupton procesi i Rindërtimit.
“Rindërtimi nënkupton të gjithë proceset e punës së nevojshme për të patur një ndërtesë (pallat) të përfunduar funksionale dhe të jetueshme sipas legjislacionit, duke filluar nga:
Planifikimi, mobilizimi dhe ngritja e kantierit; Demolimi largimi i inerteve dhe mbetjeve te objekteve dhe infrastrukturës ekzistuese ne sheshet e ndërtimit; Përgatitja e sheshit dhe punimet e gërmimit/mbushjes (nëse ka); Përgatitja dhe ndërtimit i themeleve/bazamentit, strukturave nëntokësore; Përgatitja dhe ndërtimi i strukturës/karabinasë dhe muratures;
Rifinitura dhe punimet e fasadave; Të gjitha instalimet e nevojshme (furnizimi me energji elektrike, telefoni dhe internet, furnizimi me ujë të pijshëm, shkarkimet e ujrave të përdorura etj.,) Testimi dhe vënia në funksionim; Përgatitja e dokumentacionit përkatës dhe dorëzimi i objektit dhe dokumentacionit shoqërues tek mbikëqyrësi dhe investitori.