sh-kryeministri Sali Berisha, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Byro Politike” në ABC Neës, ka folur në lidhje me protestën që do të mbaj opozita ditën e shtunë në 26 maj.
Berisha deklaroi se të protesta e së shtunës do të jetë një revoltë që ta ndajë shqipërinë nga e keqja.
Ai tha se nuk është vendimarrës por mbashtet opozitën në hapat e saj pasi është ajo që duhet ta zgjidhë këtë krizë në vend.
Sali Berisha foli edhe për qëllimin e protestës që janë largimi I qeverisë dhe zgjedhje të lira të parakohshme.
Pjesë nga intervista:
Ka protestë të shtunën?
Ka revoltë…
Çfarë synoni?
Unë mendoj dhe dëshirojë, që revolta të ndajë Shqipërinë nga e keqja. Shqipëria është në një moment konflikt.
Nëse ti u heq qytetarë atë që është gjënë më të fundit që është drejtësia, nuk ka më. Nëse ti u merr kushtetutën, ligjin dhe prokurorinë, dhe ti përjashton të gjithë nga ky vend, por nuk duhet të ikin por duhet që të qëndrojnë dhe të luftojnë.
Keni një ide për skenarin që do të jetë?
Unë nuk jam pjesë e vendimmarrjes, por i shikoj dhe mbështes të gjitha. Opozita duhet të zgjidh këtë krizë dhe nuk e befason askush.
Çfarë kërkon të arrij opozita?
Pa diskutim zgjedhje lira.
Zgjedhje të parakohshme?
Po sigurisht, largimi i qeverisë dhe zgjedhje.
(B.H/Faxweb)