Mjeku Besnik Jakaj ishte i ftuar në studion e Pasdite me Xhaxhiun në Fax News, me moderator, Rezear Xhaxhiu, teksa ka folur për situatën epidemiologjike në vendin tonë.
Ai ka theksuar se edhe profesionistët që shërbejnë në repartin e sëmundjeve infektive janë të kujdesshëm për të mos i prishur qefin politikës, ndërsa ka vlerësuar rëndësinë e shtimit të testeve që hulumtojnë mbi personat e infektuar nga Covid-19.
Jakaj tha se nga të dhënat e fundit të publikuara për 24 orë, rezultoi që një në 5.8 personat e tamponuar ka dalë pozitiv, teksa shpërndarja gjeografike e rasteve sipas tij, duhet të vendos në alarm dhe emergjencë gjithë spitalet në vend.
Mjeku u shpreh se në vjeshtë duhet të përgatitemi për mundësinë e një rikthimi më të fortë të virusit, ndërsa vlerëson rëndësinë e përdorimit të spitaleve private në procesin e menaxhimit të situatës.
“Për shkak të rrethanave edhe profesionistët e mirë që kemi duhet ti bëjnë qefin politikës. Nuk kemi ende një numër të madh të testuarish. Ne sot kemi 369 testime, në 5.8 persona të tamponuar ka dalë pozitiv, sa është zinxhiri. Disa prej individëve janë punonjës në shëndetësi, kanë kontakte në biznese, restorante, bar-kafe. Duhet të shtohen testimet për të pasur një rezyme të qartë. Ne sot bëjmë vetëm ata që janë në gjendje të rëndë dhe me simptoma 100% .
Po të bëjmë një analizë me të dhënat që kemi, numri i të infektuarve në vendin tonë do të jetë shumë më i madh. Ka qëlluar që të jenë partner që janë të një krevati, dhe njëri prej tyre ka dalë pozitiv dhe tjetri negativ, por duhet pasur parasysh se ky virus është i panjohur. Ka informacion më të madh se duhet, dhe duhet të kemi parasysh se asnjë rrethanë virusi nuk ka fuqi të njëjtë si në stinët me temperatura të larta me ato të ulëta. Duhet të përgatitemi se në vjeshtë mund të përballemi me një virus akoma më të fortë. Në këtë situatë që jemi ne, ku vetëm harta e shpërndarjes, i gjithë sistemi shëndetësor duhet të jetë në alarm dhe në emergjencë.
Jemi vetmi vend në botë me një laborator epidemiologjik në botë, dhe pse bëhet kjo? Për të kontrolluar rastet. një mënyrë që mund të zgjidhet është që pacientët të trajtohen nëpër spitalet private, duhet të dini se janë certifikuar si më komod dhe të të specializuar se shtetërori por këta kanë hall se në këtë mënyrë do të dilte informacioni shtetëror. Duhet që edhe në spitalet private të bëhet studimi epidemiologjik, dhe shtetit të paguajë vetëm kostot të testimit, kaq”, tha gjatë bisedës mjeku Jakaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)