Gjatë fjalës së tij për mediat, në Kryeministri, gjatë takimit me Edi ramën, sekretari i jashtëm britanik, David Cameron ka bërë me dije se me Shqipërinë do të ketë edhe partneritet dhe në luftën kundër krimit të organizuar
“Është një kënaqësi e veçantë që jam këtu sot. Një ndër arsyet pse kam dashur të vij është të festonim suksesin, për këtë unë dua të ju falenderoj juve sepse keni dhene një drejtim shumë të qartë se ku duhet të arrijë Shqipëria. Ajo që dua të them unë dhe në emër të kryeministrit se kjo ka qene një periudhë e sukseseshme sepse Shqipëria është partnerja jonë besnike. Një partneritet që ne kemi krijuar është dhe për luftën kundër krimit të organizuar. Gjithashtu dhe një problem që kemi hasur dhe ju e keni përballuar është emigrimi në të gjithë Europën,” tha Cameron.