Britania e Madhe do të përfshihet në financimin për hekurudhën Durrës Prishtinë. Lajmi u dha nga kryeministri Rama në konferencën me sekretarin e jashtëm britanik.
“Ky është një projekt që tejkalon interesin e dy vendeve dhe në të cilin Mbertëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë të përfshihet me financimin dhe ekspertizën. Mirënjohje sekretarit pasi është një avokat shumë i rëndësishëm i yni në mbështetje të të gjitha proceseve transformuese të rajonit.