Me himnin kombëtar dhe dekorin Kuq e Zi, ka nisur punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë. Mësohet se në Konventë janë të pranishëm 931 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar.
Në sfond para nisjes së Konventës u dëgjuan notat e këngëve patriotike. Konventa nisi në Pallatin e Kongreseve në orën 10:00.