Në protestën e zhvilluar ditën e djeshme është arrestuar një 31 vjeçar banues në Laç dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi 61 vjeçar banues në Tiranë. Mësohet se 31 vjeçari me inicialet M.H ështe arrestuar për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Ndërsa shtetasi 61 vjeçar me inicialet XH.V u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Prishje e qetësisë publike”.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:
– M. H., 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasin Xh. V., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë.