Gjykata e Tiranës nuk ka mundur dot të gjejë adresën në Belgjikë të Zenel Nezës deshmitarit të thirrur në gjyqin e Izet Haxhisë. Në njoftimin e ardhur gjykatës nuk thuhej qe Neza është emer i panjohur për këtë shtet.
Seanca a radhës u la në 29 Janar pasi në gjykatë nuk u paraqit as avokati që mbron të pandehurin Idajet Beqiri. Në këto kushte gjykata pezulloi afatet e paraburgimit për Haxhinë deri në datën 29.
Kërkesa për të marrë në pyetje Zenel Nezën në cilësinë e dëshmitarit okular në vrasjen e Azem Hajdarit është bërë nga Izet Haxhia dhe Prokuroria. Neza është një ndër personat kyç që mund të hedhë dritë në përfshirjen e Izet Haxhisë në vrasjen e Azem Hajdarit.