Kreu i qeverisë Edi Rama u pyet sot nga ana e gazetarëve, se kur do të marrin fund përmbytjet dhe situata e vështira nga moti në vendin tonë. Rama tha se në të shkuarën situata ka qenë shumë herë më e keqe, dhe se përmbytje mund të ketë edhe në Paris apo në Gjermani.
“Kur mund të marrin fund ngricat nuk mund ta them unë, ajo që mund të them unë është që krahasimi me 2010-tën, bëhet se kanë thënë atëherë se ka rënë reshje apokaliptike. U bë hataja e zezë, u evakuuan mijëra njerëz nga qyteti i Shkodrës, kishte shërbim taksi me varka, nuk është metafor, na bën mirë kujtesa kur bëjmë vlerësime.
Jo çdo gjë e ka në dorë ropi, nuk e di a u kujtohet përmbytja e Parisit, përmbytja e Gjermanisë. Mund të ketë momente kur futet nën ujë Bulevardi si në Vlorë, dhe aty përveç faktit që ka ende tre ndërhyrje për të bërë, por aty keni parasysh efektin e lavamanit, nëse ju i jepni më shumë presion, atëherë ai do ketë përmbytje.
Dora e ropit është sesa shpejt largohet uji nga zonat, ky ka qenë një moment jashtëzakonisht i vështirë, dhe ne kemi qenë të alertuar. Ky ujë që qendronte me javë ishte dora e ropit, janë dy gjëra të ndryshme, kemi situata kur ka prani uji në rrugë, nuk jemi në kushtet kur kemi mbyllur ciklin e të gjitha kanalizimeve”, u shpreh Rama.