200 kg kokainë janë sekuestruar gjatë orëve të mëngjesit në Portin e Pireut. Sasia e madhe e drogës është zbuluar në dy konteinerë me karkaleca që vinte nga Amerika Latine dhe kishte destinacion përfundimtar Shqipërinë. Mësohet se janë arrestuar dy grekë dhe dy shqiptarë.
Një prej shqiptarëve të arrestuar mësohet se është një person i shpallur në kërkim prej vitit 2017. Bëhet me dije se shqiptari ka qenë më parë i përfshirë në një rast të kapjes së drogës “Capatagon” e njohur edhe si “Droga e Xhihadistëve”.