Zbardhen emrat e personve të arrestuar, të cilët akuzohen se kanë mashtruar qytetarët përmes skemës së mikrokredive. Prokuroria e Tiranës dha sot 4 masa “arrest me burg” për shtetasit Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Arben Meskuti. Ndërsa në “arrest shtëpie” u lanë shtetaset Kejda Seferi , Elda Ibro, Alketa Tanushi, dhe Jodisa Dervishi. Në kërkim është shpallur Alban Kote.
Nëntë shtetasit akuzohen për veprën penale ‘Skema mashtruese dhe piramidale’ të parashikuar nga neni 143/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si pjesë e kallëzimit penal nr.3464, datë 25.02.2020, i Ministrisë së Drejtësisë ndaj subjekteve Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH si dhe përmbaruesve të tyre.