Drejoresha e Spitalit të Durrësit, Nadire Jani ka zbuluar disa detaje të reja nga zjarri i rënë në orët e para të së shtunës.
Në një lidhje telefonike për “FaxNews”, Jani deklaroi se zjarri ka rënë në katin e parë dhe më pas tymi është përhapur edhe në katet e tjera. Sipas saj, nuk ka pacientë të asfiksuar dhe të lënduar, por thjesht të traumatizuar.
“Mbrëmë ka patur skëndijë elektrike në katin e parë dhe tymi ka kaluar në çdo kat. Në këto kushte pacientët që kanë të shtruar janë evakuuar nga personeli. Nuk ka pacientë të asfiksuar. Specialistët mendojnë se ka qenë shkëndijë elektrike”, u shpreh ajo.
Nadire Jani shtoi se pacientët që ishin të shtruar në spital janë zhvendosur në pavionet e tjera. Ajo bëri me dije se prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.
“Pacientët janë në sektorët e tjerë, në pavionët e tjerë të spitalit. Spitali i Durrësit ngrohet me kaldajë. Përpara 4-5 vjetësh, në mos gabohem, ka patur një episod zjarri, por nuk di të them si ka ndodhur. Në spital kane qenë të shtruar rreth 120 pacientë, rreth 10 pacientë mund të jenë larguar për në shtëpi, 4 ose 5 janë nisur drejt Tiranës.
Ne në këto momente po presim përfundimin e punëve të hetimeve të policisë. Kemi komunikuar dhe gjysmën e godinës që ka qenë i mbuluar nga tymi i zi, mund ta rikthejmë në funksion të plotë për 4-5 orë, sapo të mbarojë punë grupi hetimor. Ndërsa gjysma tjetër është pjesa e paneleve dhe duhet të pritet sa të rregullohen ato”, tha drejtoresha Nadire Jani.