Gjatë 24-orëve të fundit,Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka prangosur dy shtetas,të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Inspektorët e policisë së Beratit kanë arrestuar shtetasit: S.P.32-vjec,banues në Berat,i shpallur në kërkim për “dhunë në familje”.
Ai ishte dënuar në mungesë me 5-muaj burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat.
Në prangat e policisë ka rënë edhe një tjetër person, i shpallur në kërkim për “kanosje”. H.D,57-vjeç,banues në Berat,është prangosur mesditën e sotme nga uniformat blu të Beratit. Ai ka rreth 2-vjet që kanos nëpërmjet telefonit dhe verbalisht shtetasin A.L,banues ne Tirane.