Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann ka qenë e prnishme në eventin e organizuar në kuadër të projektit “EU4LEA”, ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Gjatë fjalës së saj, Hohmann ka dhënë direktiva mbi çështjet ku Shqipëria duhet të fokusohet për t1% përparuar në negociatat për anëtarësim në BE.
“Janë shtet anëtare që përcaktojnë rregullat e lojës për zgjerimin në BE. Ecuria në fushën e sundimit të ligjit do të përcaktoje ritmin e përgjithshëm të negociatave. Shqipëria duhet të tregojë një udhëheqje të fortë politike, Institucionet e drejtësie duhet të kenë një rol kyç për të luajtur. Autoritetet shqiptare duhet të prezantoje një udhërrëfyes për sundimin e ligjit dhe do të shtjellojnë objektivat.
Më lejoni të përmend çështjet kritike që do të kërkojnë një vëmendje të veçantë sa i takon institucioneve të BE:
Së pari, do të shikohet si po konsolidohet reforma në drejtësi.
Së dyti, do të monitorohet historiku u hetimeve, ndjekjeve penale dhe i dënimeve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Së treti, do të priten më shumë rezultate në fushën kundër pastrimit të parave. Do punojmë bashkë që Shqipëria të kalojë nga lista gri.
Së katërti, duhet angazhim në luftën kundër trafikimit të narkotikëve apo qenieve njerëzore.
Së pesti, një tregues i rëndësishëm do të jetë bashkëpunimi me institucionet e zbatimit të ligjit në BE”, tha ambasadorja.