Një 26 vjeçar është arrestuar pasi në maj të vitit 2018 ka plagosur një person.
Shtetasi me iniciale K.T ka plagosur me mjet të fort shtetasin E.A.
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”, pasi në Maj 2018 ky shtetas në lagjen 11 Shkurti, Kuçovë ka plagosur me mjet të fort shtetasin E.A,” thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi zyrtar:
Vijon puna për kapjen dhe venien para përgjegjësisë për shtetasit e shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë kapën dhe ndaluan shtetasin:
K.T., 26 vjeç, banues në Kuçovë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”, pasi në Maj 2018 ky shtetas në lagjen 11 Shkurti, Kuçovë ka plagosur me mjet të fort shtetasin E.A.
Discussion about this post