Dy të rinj kanë humbur gjurmët, pas ndalimit të tyre nga policia në Greqi. Një lajm i tillë është njoftuar pak çaste më parë, nga të afërmit e 19-vjeçarit Halit Laka nga Komuna Buz i Tepelenës, i cili para 20 ditësh bashkë me një shokun e tij është ndaluar nga policia e Selanikut.
Sipas gazetarit Shpëtim Zinxhiria, dy djemtë të së njëjtës moshë që u ndaluan nga policia gjatë kontrollit nuk disponojnë leje qendrimi, gjithashtu nuk ka precedent penal si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi.Haliti 19-vjeçar kishte dy muaj që punonte në bujqësi si pastrues ullishtesh me disa nga kushërinjtë e tij. Nga të afërmit mësojmë se djali është shoqëruar në komisariatin e policisë të Selanikut së bashku me shokun e tij Arben Veliaj nga fshati Lofkend i Mallakastrës, Qarku Fier.
Haliti humbi kontaktet në prag të ditëlindjes, dhe se ende nuk dihet se si kanë shkuar gjërat pas këtij fakti. Sipas familjarëve, kontakti i fundit i tij me ta ka qenë kur ka folur me motrën vetëm pak minuta duke i thënë që: “Jam i ndaluar në Policinë e Selanikut.” Familja është informuar nga disa të afërm të saj nga Selaniku ku e kanë njoftuar se djali i tyre është ndaluar nga policia e Selanikut për mungesë të leje qendrimit në Greqi.
Humbja e dy të rinjve duhet të jetë një alarm për të dy vendet duke pasur parasysh se nga dita ne ditë rriten numrat e shqiptarëve të zhdukur. Po sot është njoftuar dhe venë në lëvizje si gjithnjë Konsullata e Selanikut. Kujtojmë se, numri i shqiptarve të zhdukur shkon në 74, ndërsa ende nuk janë marrë masa dhe nuk ka filluar asnjë hetimm për këtë fakt.