Edi Rama ka pritur në kryeministri, sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se me Cameron ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale.
“Ditë e posacme për ne por edhe për mua personalisht sepse kemi një mik të vecantë, një personalitet të njohur të politikës, pasi jo vetëm kemi një mik nga një vend që është aleat dhe partner i rëndësishëm, lordin Cameron por edhe në të njëjtën kohë, një mik të posacëm të këtij rajoni dhe të Shqipërisë që më në fund erdhi në Tiranë pasi e ka marrë ftesën prej disa vitesh dhe tani jam i bindur që do të rikthehet përsëri. Sot kemi diskutuar për marrëdhëniet tona 2 palëshe, qoftë në aspektin e NATO-së qoftë në aspektin e marrëdhënieve bilaterale,” tha Rama.