05:54 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Emri i Maqedonisë, grekët paralajmërojnë protesta të reja në Athinë

18:56 | 07/06/2018
në Aktualitet, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Emri i Maqedonisë, grekët paralajmërojnë protesta të reja në Athinë

Pak ditë përpara Samitit të NATO-s në Bruksel kur Maqedonia pritet të marrë ftesën për anëtarësim në Aleancë, më 8 korrik në Athinë janë paralajmëruar protesta kundër zgjidhjes që do të përmbante termin “Maqedoni”. Ndërkaq protesta e një dite më parë në 24 qytetet e ndryshme të Greqisë kaloi përgjithësisht e qetë dhe pa pjesëmarrje masive sikurse protestat e shkurtit.

 

Por sipas organizatorit të protestës Oton Jakovidis qëllimi i protestës së fundit nuk ishte pjesëmarrja masive por betonimi i qëndrimit grek kundër përdorimit të termit “Maqedoni” nga fqinji si dhe organizimi i referendumit për cilëndo emër për të cilën palët do të bien dakord.

 

“Protestat e para në Selanik dhe Athina dëshmuan numrin e madh të qytetarëve që nuk pranojnë që emri i Maqedonisë t’i jepet vendit fqinj, ndërsa te protesta e djeshme, qëllimi nuk ishte të tregohet pjesëmarrja, por se populli është plotësisht i koordinuar në bazë të vendimit të miratuar me rezolutat e protestave të mëparshme. Populli jo vetëm që kundërshton që fqinjit ti jepet emri Maqedoni por kërkon organizimin e referendumit” – deklaroi Oton Jakovidis, organizator i protestës në Greqi.

Ndërkaq sipas zëdhënëses të Grekëve të Pavarur, partnerit të koalicionit qeveritar të kryeministrit Cipras, mobilizimi përmes protestave forcon pozitat negociuese të grekëve.

“Mendoj se kishte njerëz që i përkisnin gjithë spektrit ideologjik…Protestat me të vërtetë e treguan patriotizmin e grekëve, frymën dhe dëshirën e grekëve që të mos përdoret termi Maqedoni”– u shpreh Madalena Papadopulo, zëdhënëse e Grekëve të Pavarur.

Protesta e një dite më parë është vlerësuar si e suksesshme edhe për numrin e pjesëmarrësve por edhe faktit që kaloi pa incidente. Ata morën mbështetjen e partive opozitare, autoriteteve lokale por edhe nga priftërinjtë, njofton Alsat M.

Etiketa: maqedoni
Pas

Aksident në Gramsh, mjeti përplas 5-vjeçaren (DETAJET)

Para

Jeni në dietë? Këto janë disa nga ushqimet që ju dobësojnë dhe ju mbajnë të ngopur njëkohësisht

Para
Jeni në dietë? Këto janë disa nga ushqimet që ju dobësojnë dhe ju mbajnë të ngopur njëkohësisht

Jeni në dietë? Këto janë disa nga ushqimet që ju dobësojnë dhe ju mbajnë të ngopur njëkohësisht

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.