Këngëtarja Elvana Gjata u ka munguar fansave të saj duke mos qenë fare aktive në rrjetet sociale. Por nga jeta e saj private ka plot të reja. Edhe pse është zhvendosur drejt SHBA-së ajo njeriun e saj të zemrës e ka nga Tirana.
Madje e kemi parë që ka shkuar edhe në Hollywood ku u shfaq edhe nën shoqërinë e një mashkulli simpatik.
Por miqtë e saj më të afërt kanë konfirmuar për “Panorama” se këtë vit Elvana Gjata është fejuar me një biznesmen nga Tirana. Flitet po ashtu se artistja ka zyrtarizuar lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me një djalë të njohur në Tiranë për jetën e shtrenjtë që bën dhe për biznesin e tij që ka në pronësi, një hotel gjithashtu të njohur në kryeqytet.
Lidhja e tyre është bërë familjare edhe pse pa ndonjë ceremoni, pasi Elvana konsiderohet si nusja në familjen e tij. (J.V/Faxweb)