Data e sotme shënon Festën e Sulltan Nevruzit. Me rastin e saj, Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka uruar sot besimtarët bektashinj në të gjithë botën.
Kjo ditë kremtohet edhe në Shqipëri, ku është festë zyrtare.
Në urimin e tij, Kryegjyshi Botëror uron fat e mbarësi për besimtarët dhe i njofton për orarin e nisjes së festimeve.
Urimi:
“Te nderuar muhibe, dashamires dhe miq te Kryegjyshates Boterore Bektashiane!
Duke iu uruar fat e mbaresi ne familjet tuaja, ju bejme me dije se festimet e Sulltan Novruzit kete vit, kemi menduar t’i shtrijme ne kohe, permes eventesh te ndryshem. Keshtu, me 22 mars 2017, festimet nisin ne oren 10.00, me koncert festiv, dorezim dekoratash, celebrimi i liturgjise se festes se Sulltan Novruzit dhe vizitave ne Seline e Shenjte. Ndersa, ne oren 16.00 e ne vazhdim do te kemi shfaqje te filmave nga veprimtari bektashiane.
Duke iu ftuar te ndajme se bashku, gezimet dhe emocionet e ketyre veprimtarive,
Zoti iu bekofte!
Kryegjyshi Boteror Bektashian
Shenjteria e Tij
Haxhi Dede Edmond Brahimaj
(XH.A/SHUPLAKA)