Durim Tola është djali i pronarit të banesës ku shpërthu lënda eksplozive mbrëmjen e sotme në fshatin Shtëpez, të Bashkisë Gjirokastër ndërsa Faxweb.al raporton se 300 gramë tritoli ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të mëdha në pronën e Fadil Tolës, por fatmirësisht mësohet se nga shpërthimi, mësohet nuk ka persona të lënduar.
Ky që shihni në foto, është djali i Fadil Tolës me profesion murator, Durim Tola, i njohur për autoritetet pasi është përfshirë më parë në trafikun e drogës i ndaluar më parë nga Policia ndërkohë Faxweb.al, mëson se janë dy pista hetimesh të cilat po hetohen der më tani. Njëra dyshohet se ka lidhje me prishjen e pazareve të drogës, pasi djemtë e familjes Tola janë emra të njohur për Policinë e Gjirokastrës dhe mund të jenë të përfshirë në aktivitete kriminale.
Ndërsa pista e dytë, lidhet e vajzën e familjes Tola, e cila është e divorcuar por që nuk ka ende detaje të qarta rreth dyshimeve të Policisë.
Informacion zyrtar:
Njoftohemi se në fshatin Shtëpëz, njësia administrative Cepo, në banesen e shtetasit F.T. ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë, ka dëme materiale, nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje ka shkuar grupim hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(K.H/Faxweb.al)