Një furgon i Ministrisë së Shëndetësisë ka dalë nga rruga në aksin Lezhë-Laç. Burime bëjnë me dije se për pasojë ka humbur jetën shoferi i mjetit.
Paraprakisht dyshohet se shoferi ka pësuar atak kardiak. Personat e tjerë që ndodheshin në furgon janë në gjendje të mirë shëndetësore.