19:41 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen “Partizani”/ Gjokutaj: Kërkuam që SPAK të individualizonte provat, GJKKO rrëzoi kërkesat tona

16:18 | 23/04/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtyhet seanca për dosjen “Partizani”/ Gjokutaj: Kërkuam që SPAK të individualizonte provat, GJKKO rrëzoi kërkesat tona

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për dosjen “Partizani” me të pandehur ish-kryeministrin Berisha, dhendrin e tij Jamarbër Malltezin dhe 3 të tjerë. Seanca e radhës do të zhvillohet nesër në orën 13:00 ku dhe do të vendoset kur gjykata do të japë vendimin me kalimin e dosjes për gjykim.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore në lidhje me dosjen ‘Partizani’, avokati Genci Gjokutaj u shpreh se GJKKO ka rrëzuar kërkesat e tyre të bëra në seancën paraprake.

Sipas Gjokutaj, ende nuk ka një vendim për kalimin e çështjes në gjykim themeli, ndërsa pala në gjyq, do të vijojë të bëjë kërkesat e nevojshme lidhur me këtë dosje.

Genc Gjokutaj:

Ne sot përfunduam fazën e pretendimeve tona dhe gjykata u tërhoq dhe ka dhënë vendim në lidhje me kërkimet tona gjatë seancës paraprake që kanë të bëjnë me pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e akteve dhe këtu, shteroi vendimmarrja e gjykatës, por jo, vendimmarrja për dërgimin ose jo të çështjes në gjyq.

Ne kërkuam pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të akteve për një sërë aktesh, nga kërkesa që Gjykata ti bëjë thirrje prokurorisë të kërkojë saktësimin dhe individualizojë provat për secilin subjekt në këtë proces, sepse sic e kemi thënë prokuroria i ka sjellë të gjitha provat për të gjithë. Kjo është e paprecedentë, sepse secili i pandehur në këtë proces ka fabulën e tij, individualitetin dhe provat që i përkasin sipas ligjit, për ato vepra penale që akuzohen dhe gjykata e gjeti të rregullt.

Dhe gjykata e gjeti të rregullt këtë mënyrë. Ka rrëzuar dhe kërkesat tona për pavlefshmërinë e ekspertëve që s’kanë edhe njohurinë e posaçme. Pra gjithë vendimmarrja që ka dhënë sot, rrëzoi të gjitha kërkimet që ne kemi bërë gjatë seancës paraprake.

Të gjitha kërkimet që kemi bërë, ajo i rrëzoi.

Ne kërkuam një kohë të shpejtë siç u caktua që të konsultohemi për këtë vendimmarrje të kundraligjshme të gjykatës, të konsultohemi me ata që përfaqësojmë sepse sigurisht është vullneti i tyre ai që determinon nëse ne do të shikojmë ndonjë element procedurial.

Pas

Video/ Manovra të rrezikshme në Shëngjin, 24-vjeçari gjobitet dhe procedohet penalisht

Para

SHBA / Zjarr i madh në Nju Xhersi: Digjen mbi 8,500 hektarë, evakuohen tre zona

Para
SHBA / Zjarr i madh në Nju Xhersi: Digjen mbi 8,500 hektarë, evakuohen tre zona

SHBA / Zjarr i madh në Nju Xhersi: Digjen mbi 8,500 hektarë, evakuohen tre zona

 



Të Fundit

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

Takimi në Stamboll, Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 1000 robër lufte

Zgjedhjet e 11 majit, nis protesta e opozitës, akuzojnë Ramën për vjedhje vote

Avokati Altin Goxhaj: “Jap dorëheqje nga kryetar i Aleances Konservatore për Shqipërinë, për shkak të rezultatit elektoral larg objektivit të partisë

KQZ merr vendimin: Numërimi për votat e Greqisë të nisë menjëherë, nuk janë gjetur parregullsi në asnjë nga kutitë

Plagosja me thikë në Korçë, zbardhen detaje, autori i zuri pritë 15-vjeçarit në një rrugicë dhe…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.