“Greqia të tërë fushatën për eurodeputet, kryetar bashkie dhe prefektë po e bazon në gjuhën e urrejtjes ndaj Shqipërisë.”- kështu shprehet historian Arben Llalla nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai denoncon faktin se në Bashkinë e Finiqit është duke u nxitur urrejtja nga shqiptarëve dhe gjuhes shqipe, bërë kjo pikërisht në një moment kur Greqia është duke zhvilluar një fushatë për eurodeputet, kryetar bashkie dhe prefektë.
Në postimin e tij në Facebook Llalla shorehet se kryetari I Bashkisë së Finiqit Leonidhas Kristos, nëpërmjet një grupi ekstremistësh është duke nxitur urrejtjen mes kombeve në një mënyrë krejt të vetëdijshmë.
Postimi i plotë:
Vendosja e tabelave në Bashkinë e Finiqit si gjuhë primare greqishtja nga ana e kryetarit Leonidhas Kristos ka qenë e kordinuar me sigurimin grekë. Sot në orën 8 të mëngjesit deputet dhe eurodeputetë grekë kanë ardhur në Finiq për të denoncuar racizmin shqiptar se gjoja po shkulin bashkinë e Finiqit. Leonidhas Kristos nxiti urrejtjen midis shqiptarëve dhe grekëve duke ofenduar gjuhën shqipe. Kjo tabelë u shkul natën vonë nga grupet ekstremiste greke me qëllim që grupi i deputetëve grekë të ardhur herët në mengjes ta gjente të shkulur. Prandaj duhet të bëhet kujdes sepse Greqia të tërë fushatën për eurodeputet, kryetar bashkie dhe prefektë po e bazon në gjuhën e urrejtjes ndaj Shqipërisë.
Discussion about this post