20:41 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Humbje turpëruese në Europë, nuk përmbahet Gjici: Vërini gishtin kokës, harram i paçin lekët nëse…

09:11 | 12/07/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjici “dush të ftohtë” trajnerit: Mashtruesa ma nxitë faqen, të pacipë dhe të paaftë

Një ndër gjërat më të vështira është të flasësh me Safet Gjicin pas një humbjeje. Në kupat e Europës për më tepër… Dhe jo një humbjeje dosido, por 3-0…!

I revoltuar pa masë ka qenë presidenti i Kukësit pas disfatës së nënkampionëve dje kundër Debrecenit. Ishte një nga ato ndeshje paradoksale, ku verilindorët zhvilluan një pjesë të parë mbresëlënëse me raste të pastra dhe më pas dolën të mundur nga një rezultat pothuajse të pashpresë për ndeshjen e kthimit.

“E pabesueshme çfarë kanë humbur lojtarët e mi sot. Gjithë ato raste në pjesën e parë dhe nuk shënojnë dot një gol. E pabesueshme. Jam pa fjalë”, thotë Gjici ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Kreu i klubit kuksian e ka të vështirë të kapërdijë gola si ata të pjesës së dytë.

“Nuk mundet që të pësohen gola të tillë amatoreskë. Ndiej keqardhje të madhe sepse zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë dhe në të dytën u ndëshkuan nga disa gafa amatoreske. Jam thellësisht i zhgënjyer dhe i revoltuar njëkohësisht. Nuk mundet ta pranoj një disfatë si kjo”, ka vazhduar më tej Gjici.

ULTIMATUMI

Safet Gjici nuk pajtohet dot me idenë se Kukësi tani e ka mision thuajse të pamundur kualifikimin. Humbja 3-0 kundër Debrecenit në transfertë mund të demoralizojë gjithë tifozët e Kukësit, madje edhe një pjesë të mirë të lojtarëve, por jo Gjicin.

Përkundrazi, ai i bën një apel të fortë skuadrës dhe stafit, duke u kërkuar që të reflektojnë dhe të gjejnë mënyrën për ta kaluar turin e parë. “Duhet t’i vënë gishtin kokës dhe të kalojnë në Shqipëri turin e parë. E kanë pasur detyrim që të kalojnë turin e parë. Duhet të bëjnë të pamundurën për t’ia dalë”, ka deklaruar Gjici.

PREMIO 100 MIJË EURO

Kukësi është ndër ekipet e pakta shqiptare që ka premio “standarde” për çdo kualifikim. Gjici sistematikisht ka vënë shpërblim prej 100 mijë eurosh për skuadrën në çdo tur që ajo kalonte.

Edhe këtë herë, kjo traditë te klubi i Kukësit nuk është prishur. “Haram e paçin nëse nuk kalojnë. Nuk mund të sillen kështu. Kam vënë shpërblim 100 mijë euro, çfarë mund të bëj më tepër. Debreceni nuk ishte ekip i pakalueshëm. Mjafton që të bënin një gol aty dhe në Shqipëri të mbanim një barazim”, ka përfunduar kreu i klubit të Kukësit.

 

Pas

Prej 4 vitesh në kërkim, arrestohet në Tiranë terroristi rus (Video)

Para

Nevina Shtylla pozon me këmbën ngritur, aktori i Portokallisë kap detajin dhe i bën komentin epik (FOTO)

Para
Nevina Shtylla pozon me këmbën ngritur, aktori i Portokallisë kap detajin dhe i bën komentin epik (FOTO)

Nevina Shtylla pozon me këmbën ngritur, aktori i Portokallisë kap detajin dhe i bën komentin epik (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

Takimi në Stamboll, Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 1000 robër lufte

Zgjedhjet e 11 majit, nis protesta e opozitës, akuzojnë Ramën për vjedhje vote

Avokati Altin Goxhaj: “Jap dorëheqje nga kryetar i Aleances Konservatore për Shqipërinë, për shkak të rezultatit elektoral larg objektivit të partisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.