Një 34-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e sotme nga Policia e Shkodrës, pasi ishte i shpallur në kërkim për “Shfrytëzim Prostitucioni”.
I arrestuari quhet Alvaro Malshi (Lukaj)dhe është dënuar në Itali me 6 vite burg. “Justice Delayed” quhet operacioni i koduar që çoi Malshin pas hekurave.
“Ky shtetas u ndalua nga shërbimet Drejtorisë Vendore Policisë Shkodër, pasi Gjykata Apelit, Mesina/ Itali, me vendim extra, datë 30.07.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Shfrytzim Prostitucioni nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve” parashikuar nga nenet 81 të kodit penal, si dhe ligjit nr 75/1958,seksioni 3 dhe 4 të Kodit Penal Italian. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë. (D.D/Shuplaka)