Pas një sherri me thika mes dy adoleshentëve në një lokal në Elbasan, një prej tyre ka përfunduar në spital.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në një lokal, në lagjen “Kala” të qytetit. I plagosuri është një 17-vjeçar me iniciale G.B, ndërsa autori i plagosjes po ashtu një 17-vjeçar, është larguar nga vendngjarja menjëherë pas konfliktit. Dy të rinjtë janë nxënës të gjimnazit “Dhaskal Todri”. Ende nuk dihet shkaku i konfliktit mes adoleshentëve, megjithatë policia ka nisur hetimet. (D.D/Shuplaka)