Komisioni i Apelit të UEFA-s ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s, ku Skëndebreu mbetet i përjashtuar me 10 vite dhe duhet të paguajë 1 milionë euro gjobë për shkak të dyshimeve për manipulim rezultatesh.
Në lidhje me këtë vendim ka reaguar klubi korçar nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare. Skenderbeu thotë se kjo çështje do të shkojë në CAS.
Deklaratë për shtyp!
Sot, më datë 4 Maj 2018, Komisioni i Apelit i UEFA-s shpalli vendimin mbi ankimin e paraqitur nga KF Skënderbeu.
Siç ishte paralajmëruar dhe pritej, asnjë ndryshim nga vendimi pararendës nuk është bërë nga Komisioni i Apelit, pavarësisht argumenteve dhe provave të paraqitura nga pala jonë në seancën dëgjimore të datës 26 Prill 2018.
KF Skënderbeu bën me dije se, brënda afateve ligjore, do të paraqese ankim në CAS, ku do të parashtrohen të gjitha faktet dhe provat që rrëzojnë qëndrimin paragjykues të organeve juridike të UEFA-s. Drejtësia për përfitime personale nuk është drejtësi, veçse abuzim me pozicionin dominues.
KF Skënderbeu është i sigurt në pafajesinë e plotë të kujtdo lojtari apo zyrtari të klubit. Për këtë, të gjitha rrugët e mundshme ligjore do të ndiqen për mbrojtjen e integritetit dhe arritjeve tona historike.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Zyra për Shtyp
KF Skënderbeu
(B.H/Faxweb)