Gjatë ditës së sotme po mbahet Konventa e Partisë së Lirisë e cila nisi në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve. Në Konventë do të merren vendime historike për partinë në fjalë. Në hyrje të Pallatit të Kongreseve u vu re i pari Ilir Meta. Pjesë e kësaj Konvente është edhe Monika Kryemadhi. Para se të futej në Pallatin e Kongreseve Kryemadhi dha një deklaratë për media. Në fjalën e saj ajo tha se është gladiatore në taka.
‘Unë nuk besoj tek fraksionet, besoj tek vërtetësia e secilit nga ne. Frakison nuk e bëj për show. Jam gladiatore me taka, nuk kam turp të vishem si grua, nuk jam burrë. Por beteja e Kryemadhit është një betejën që ka të bëjë me rritjen dhe përgatitjen e shumë figurave të reja. Ashtu si Erisa Xhixho është kandidate për zvpresidente, do të thotë se PL ka elementin civilizues, dhe kjo të mos kthehet në fasadë por të prodhojë vlera. Ajo çka dua të them është që aktrimi në politikë nuk iu shërben të rinjve dhe të reja mund të shërbej njerëzve momentalë’, tha Kryemadhi.