Presidenti amerikan Trump ka thënë se nuk e mirëpret mundësinë që Koreja e Veriut të bëjë një provë tjetër bërthamore.
“Mund t’ju konfirmoj gjithashtu se jam i bindur që as Presidenti i Kinës, një njeri shumë i respektuar, nuk do ta mirëpriste një provë të tillë,”- tha Trump në një intervistë në CBS.
I pyetur nëse kjo nënkuptonte se ai do të ndërmerrte masa ushtarake kundër regjimit të Phenianit ai tha se është një lojë shahu.
“Nuk e di. Të shohim. Është lojë shahu. Nuk dua që të tjerët ta dinë ç’kam në mendje”,-u shpreh Trump, raporton VOA.
Koreja e Veriut po përpiqet të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur deri Shtetet e Bashkuara, kreu të shtunën një provë tjetër.
Trump në Tëitter u shpreh se prova ishte një akt që shpërfillte vullnetin e Kinës dhe presidentit të saj shumë të respektuar.
Trump fajësoi pararendësit e tij për qëndrimin pasiv ndaj ambicjeve ushtarake të Koresë së Veriut dhe liderit të saj. (M.D/Shuplaka)