20:34 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kush ka 2 milionë euro amnistohet nga qeveria! Garo: Synon pastrimin e parave të Ramës dhe ministrave. Mega-lavatriçe!

11:54 | 27/06/2022
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush ka 2 milionë euro amnistohet nga qeveria! Garo: Synon pastrimin e parave të Ramës dhe ministrave. Mega-lavatriçe!

Çdo person që ka 2 milionë euro cash, do të mund ti fusë ato në sistemin bankar, përmes ligjit për amnistinë fiskale që është propozuar nga qeveria Rama. Për PD-në kjo është një skemë kriminale, që legalizon pastrimin e parave, pasi askush nuk ka mundësi që të sigurojë shuma të tilla parash nga puna e ndershme.

Denoncimi u bë nga zëdhënësja e PD-së Floriana Gato e cila tha se ligji synon “larjen e qindra miliona eurove nga Rama dhe ministrat e tij të vjedhur në tendera e prokurime publike, të bëra në trafiqe kriminale e të vendosura në llogaritë off-shore, ose në emra fonio për të fshehur veten pas tyre”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA FLORIANA GARO

Ligji i amnistisë fiskale, i Edi Ramës, është dëshmia tjetër flagrante e lidhjes së Edi Ramës dhe ministrave të tij me krimin, por edhe e vendosmërisë së tij për të penguar hapjen e negociatave me BE.

Ky ligj, Shqipërinë, vendin tejet problematik për larjen e parave, e fut automatikisht në listën e zezë të këtyre vendeve.  Shqipëria sot, është tashmë arena kryesore e larjes së parave të krimit në Europë. Të dhënat e fundit dëshmojnë se, nga 3 miliard euro prona të blera nga shqiptarët, vetëm 1 miliardë janë transkaksione bankare, kurse 2 miliardë janë dhënë cash me valixhe apo strajca.

Sipas këtij ligji, Edi Rama ka vendosur që çdo qytetar shqiptar, rezident në Shqipëri apo emigrant, që ka vënë pasuri nga puna në të zezë, por jo kriminale, mund ta deklarojë tashmë atë, duke paguar një tatim të veçantë që varion nga 7 deri në 10%.

Por, ju ftojmë të shtrojmë pyetjen:

Kush janë këta emigrantë që me djersë, sakrificë, punë me orare të tejzgjatura, dy turne, ose punë të rënda fizike, të kenë vendosur një pasuri të tillë?    

Përgjigja është, shumë, shumë pak.

Ky ligj ndonëse paraqitet sikur po lehtesohen emigrantët në të vërtet ai ka si synim:

Së pari, larjen e qindra miliona eurove nga Rama dhe ministrat e tij të vjedhur në tendera e prokurime publike, të bëra në trafiqe kriminale e të vendosura në llogaritë off-shore, ose në emra fonio për të fshehur veten pas tyre.

Po rikujtojmë këtu se, vetë Edi Rama akuzohet në raportin e OSBE të vitit 2014 se ka të fshehura në llogari offshore 200 milion euro dhe këtë akuzë ai nuk guxoi ta përgënjeshtrojë asnjëherë.

Së dyti, ligji nuk ka asnjë lidhje me punën në të zezë të emigrantëve tanë, por lidhet direkt me larjen e miliarda euro para droge e krimi të bandave të lidhura me qeverinë, dhe që bëjnë ligjin në narkoshtetin e Edi Ramës.

Së treti, emigrantët po përdoren vetëm si fasadë! Kjo amnisti nuk është për emigrantët e ndershëm, por për të besuarit e Ramës, klientelën dhe investitorët e tij strategjikë, të privilegjuarit e tij.

Si përfundim, PD dënon me ashpërsinë më të madhe këtë amnisti fiskale si një akt kriminal që realizohet për botën e krimit qeveritar dhe fut Shqipërinë në listën e zezë për larjen e parave të pista.

Mbi të gjitha, ky akt largon shqiptarët akoma më shumë nga Bashkimi Europian.

Kjo amnisti shndërron zyrtarisht Shqipërinë në mega-lavatriçen gjigande të parave të krimit në Europë. Ajo është e rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe duhet anulluar menjëherë.

Etiketa: amnistia fiskaleFloriana GarogaroPD
Pas

“Po shuhen zjarret me dy lopata”/ Debat te “Siguria”, Peleshi-opozitës: Nuk blejmë 15 milionë euro avion për t’i fikur, hiqeni këtë mentalitetin e…

Para

60% e shqiptarëve nuk bën dot një javë pushime këtë vit, më keq se Rajoni

Para
60% e shqiptarëve nuk bën dot një javë pushime këtë vit, më keq se Rajoni

60% e shqiptarëve nuk bën dot një javë pushime këtë vit, më keq se Rajoni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

Takimi në Stamboll, Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 1000 robër lufte

Zgjedhjet e 11 majit, nis protesta e opozitës, akuzojnë Ramën për vjedhje vote

Avokati Altin Goxhaj: “Jap dorëheqje nga kryetar i Aleances Konservatore për Shqipërinë, për shkak të rezultatit elektoral larg objektivit të partisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.