13:31 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Lidhja e Damian Gjinkurit me Edmond Begon, sqarohet ministria: Ja si e përfitoi lejen biznesmeni

13:58 | 27/08/2018
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lidhja e Damian Gjinkurit me Edmond Begon, sqarohet ministria: Ja si e përfitoi lejen biznesmeni

Pak pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike në lidhje me një leje minerare të përfituar nga Edmond Bego, ka reaguar dhe ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës, ku sqaron se shpallja e kompanisë fituese është kryer me transparencë të plotë.

Sipas ministrisë subjekti  “Inerte Expres” sh.p.k. ka depozituar të gjithë dokumentacionin e kërkuar ligjor përfshirë: Vërtetimin e Zyrës Përmbarimore me Nr.2133, datë 3.07.2014; Vërtetimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë datë 8.07.2014 dhe Vërtetimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë datë 8.07.2014.

Në këto dokumente vërtetohet se shoqëria “Inerte Expres” sh.p.k me përfaqësues Mond Bega nuk ka detyrime ndaj personave fizik, juridik, privat apo shtetëror (përmbarimi); nuk ka proces gjyqësor penal në gjykatë (vërtetimi i gjykatës); nuk ka procedim penal të regjistruar në ngarkim të tij (vërtetimi i prokurorisë).

Nga shqyrtimi i të gjithë dokumentacionit, subjekti ka plotësuar të gjithë rubrikën e kritereve të parashikuara në Ftesën për Ofertë. Siç mund të shihet, e gjithë procedura e garës është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin dhe në mënyrë transparente.

Reagimi i plotë:

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hedh poshtë si plotësisht të pavërteta dhe të qëllimshme deklarimet e bëra sot nga subjekti politik Partia Demokratike rreth procedurave të miratimit të lejes minerare për shfrytëzim mineralesh dhënë subjektit “Inerte Expres” sh.p.k. Partia Demokratike pretendon se leja minerare në fjalë është miratuar pa një procedurë gare.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron median dhe opinionin publik se e gjithë procedura që nga shpallja e zonës së lirë minerare deri në shpalljen e kompanisë fituese është kryer në transparencë të plotë dhe në zbatim rigoroz të ligjit.

Me shkresën Nr.3454/1, prot, datë 4.6.2014, Ministria e Energjisë dhe Industrisë i është drejtuar Agjencisë së Prokurimit Publik për shpalljen e garës për disa zona minerare mes të cilave edhe ajo me Nr.394/1. Konkretisht, Ftesa për Ofertë mban Nr.3454, datë 4.6.2014.

Në vijim të Ftesës për Ofertë të paraqitur nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Agjencia e Prokurimit Publik, në Buletinin e datës 16 Qershor 2014 ka botuar procedurën e hapur konkuruese për lejet minerare mes të cilave edhe ajo me Nr.394/1. Sipas kësaj shpalljeje, afati i fundit për dorëzimin e ofertave nga subjektet e interesuara për këtë zonë ishte data 11.07.2014, ora 10:00. (Referoju Buletinit Dt.16 Qershor 2014 të APP).

Në datën 11.07.2014, ora 10:00 është zhvilluar procedura e hapjes së ofertave për këtë zonë minerare. Për këtë zonë konkuruese, subjekti “Inerte Expres” sh.p.k. ka depozituar të gjithë dokumentacionin e kërkuar ligjor përfshirë: Vërtetimin e Zyrës Përmbarimore me Nr.2133, datë 3.07.2014; Vërtetimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë datë 8.07.2014 dhe Vërtetimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë datë 8.07.2014. Në këto dokumente vërtetohet se shoqëria “Inerte Expres” sh.p.k me përfaqësues Mond Bega nuk ka detyrime ndaj personave fizik, juridik, privat apo shtetëror (përmbarimi); nuk ka proces gjyqësor penal në gjykatë (vërtetimi i gjykatës); nuk ka procedim penal të regjistruar në ngarkim të tij (vërtetimi i prokurorisë).

Nga shqyrtimi i të gjithë dokumentacionit, subjekti ka plotësuar të gjithë rubrikën e kritereve të parashikuara në Ftesën për Ofertë. Siç mund të shihet, e gjithë procedura e garës është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin dhe në mënyrë transparente.

Për hir të transparencës ndaj opinionit publik, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se subjekti “Inert Expres” sh.p.k. ka disa vite që ushtron aktivitetin në industrinë minerare. Për dijeninë e deputetit të ri Ervin Salianji, ky subjekt është pajisur në datën 08.09.2009 me leje shfrytëzimi për vendburimin “Kodra e Shulcit” Mamurras, firmosur nga ish-ministri i Partisë Demokratike në atë kohë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i bën thirrje Partisë Demokratike që të ndalojë fushatën e spekulimeve të qëllimshme politike por të kërkojë informacion zyrtar pranë institucioneve të shtetit për çdo pretendim.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Në Madrid ndihet mungesa e Ronaldos: Nuk mund ta harrosh kurrë Cristianon!

Para

EMRAT/ Operacione antidrogë në Tiranë, Fier dhe Kukës. 5 të arrestuar (FOTO)

Para
EMRAT/ Operacione antidrogë në Tiranë, Fier dhe Kukës. 5 të arrestuar (FOTO)

EMRAT/ Operacione antidrogë në Tiranë, Fier dhe Kukës. 5 të arrestuar (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Gënjyet që ishit në Ukrainë”/ Bardhi përplaset me Spiropalin: Mbyllët Kuvendin që të hanit drekë në Greqi! Kryeparlamentarja: Vijo tani më ndiq në rrjetet sociale

Pezullohen ndërtimet në Himarë gjatë sezonit turistik, zbulohet urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo

Erdogan i ofron Iranit ndihmën për të lehtësuar bisedimet bërthamore dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit me Izraelin

Tiranë/ Fëmija 9-vjeçar përfundon i plagosur në spital, i ra në kokë sendi që hodhi nga ballkoni i pallatit 20-vjeçarja! Policia e procedon

Zëvendëspresidentja e BKA-së, vizitë pune në Policinë e Shtetit

Tiranë/ Policia Rrugore intensifikon kontrollet, arrestohen 30 shoferë, pezullohen 22 leje drejtimi

Tnetoi t’i japë fund jetës duke konsumuar mbidozë medikamentesh, shpëton mrekullisht 32-vjeçarja në Tiranë

Katër ditë pas sulmeve, Izraeli shpall kontroll total ajror mbi Iranin

Të shtëna me armë në festival në Utah të SHBA-ve! Tre të vdekur, përfshirë një foshnjë

EMRI/ Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi me mjet prerës, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.