Kryeministri Edi Rama, në interpelancën me opozitën, kërkuar për eksportin e mbetjeve toksike, tha se organizatat ndërkombëtare nuk kanë vërtetuar se mbetjet janë të rrezikshme.
Ai tha se ka vetëm dyshime se mbetjet janë të rrezikshme, por jo prova. Sipas Ramës, opozita gjen fajtorët me akuza imagjinare.
Edi Rama: Jam këtu sot për t’ju përgjigjur një kërkese për interpelancë në shfrytëzim abuziv të rregullores dhe misionit të deputetit, pas një serie fletë-rrufeshë dhe shkrepjesh në ajër të disa akuzave dhe fantazive malinje për të vazhduar helmimin e shqiptarëve përmes kanalizimeve të panumërta të botës digjitale. E tillë është edhe kërkesa për këtë interpelancë. Burimi i kësaj tjetër telenovele të politikës së fundverës që u shfaq paralelisht me ngjarjen e Pogradecit ku një i vrarë u bë mish i grirë për gojën e pangishme të politikës së urrejtjes dhe organizmin ripërtypës të telallëve të saj, ishte një sinjalizim për një transport mbetjes të rrezikshme nga Shqipëria drejt Azisë. Vetë organizata jo qeveritare ndërkombëtare të cilës i referohet edhe teksti i vajtueshëm i kërkesës për interepelancë, shprehet se kma dyshime për një sasi mallrasht ë nxjerra nga procesi industrial në Shqipëri për t’u transportuar në Azi, janë mbvetje të rrezikshme. Dyshimë, asgjë të dyshuar, asnjë certifikatë analizash, asnjë provë, vetëm dyshime.
Qysh në ccastin e sinjalizimit, agjencitë ligjzbatuese i kanë konsideruar këto dyshime jo vetëm me vëmendjen e duhur por edhe me vullnetin për të hetuar në bashkëpunim me organet e specializuara europiane. ndërkohë që prokuroria shqiptare dhe OLAF vazhdojnë sot të hetojnë goja e pangishme e politikës së urrejtjes ka ngritur akuzat dhe ka caktuar fajtorët. Si gjithnjë akuzat janë ekstreme dhe fajtorët janë kriminelët e regjimit imagjinar me mua në krye që në këtë rast janë vënë nën akuzën 13015 duke llogaritur se qysh se ajo gojë shumëtelallëse merret me mua qysh se prej kam hyrë në politikë merret me mua qysh nga dita që hyra në politikë, nga një akuzë në javë. Unë kam kohë që nuk merrem si më parë me akuzat dhe me tellallët e panumërt të gojës së hapur së fundmi edhe në formën e një shtatëpenxhereje në katin e 8. E kam bërë në gjuhë të huaja kohët e fundit kur mbetjet toksike të gojës septike janë ekspertuar jashtë sic ndodhi me programin skifoz të RAI3 dhe jo vetëm ku unë nuk dola të mbroja veten, por shqiptarët e Italisë nga helmi i asaj goje dhe dinjitetin e Shqipërisë…